• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/ Varianti britanik i COVID-19 më i rrezikshëm se të tjerët

11/03/2021
Studimi/ Varianti britanik i COVID-19 më i rrezikshëm se të tjerët

Një vit nga momenti kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë nga koronavirusi, një studim i ri arrin në përfundimin se variant britanik i COVID-19-s, është më vdekjeprurës se variantet e mëparshme të virusit.
Studimi i botuar të mërkurën në “British Medical Journal” vë në dukje se personat e infektuar me variantin britanik kishin ndërmjet 30% deri 100% më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata të infektuar me variante të tjera, me një normë mesatare rreth 64%.
Që pas zbulimit për herë të parë shtatorin e kaluar në juglindje të Britanisë, ky varianti është përhapur në më shumë se 100 vende. Studime të mëparshme tregojnë se varianti britanik është shumë më ngjitës sesa varianti i parë i virusit.
Ndërsa shumë vende po përpiqen të vaksinojnë popullatën e tyre, Presidenti amerikan Joe Biden premtoi t’u japë vendeve të tjera të botës çdo tepricë të vaksinës me një dozë të prodhuara nga kompania Johnson & Johnson.
Zoti Biden e bëri premtimin të mërkurën ndërsa njoftoi se SHBA-ja do të blinte 100 milionë doza të tjera të kësaj vaksine. Muajin e kaluar, zoti Biden premtoi 4 miliardë dollarë për programin global të shpërndarjes së vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX. Ky program siguron vaksina me ndihmën e vendeve të pasura dhe i shpërndan ato në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e tjera të botës.
Ndërkohë një grup studiuesish amerikanë thonë se ata persona që janë infektuar më parë me COVID-19 kanë nevojë vetëm për një dozë të vaksinave të prodhuara nga Pfizer-BioNTech apo Moderna, të cilat merren në dy doza.
Në një letër të botuar të mërkurën në “New England Journal of Medicine”, 32 shkencëtarë të shkollën së mjekësisë “Icahn” në spitalin “Mount Sinai” të Nju Jorkut, thanë se sipas një studimi që përfshiu një numër të vogël njerëzish, ata që ishin shëruar nga korovirusi kishin zhvilluar rreth 10 deri 45 herë më shumë antitrupa pas dozës së tyre të parë se një person që nuk ishte infektuar më parë.
Më shumë studiues po pranojnë teorinë se sistemi imunitar i një personi të infektuar më parë me COVID-19, krijon një mbrojtje më të fortë dhe më të shpejtë pas vaksinimit.
VOA

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

04/11/2026
VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al