• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sulmoi Braçen, drejtori i Tatimeve bëhet pishman: Të kërkoj ndjesë publike!

14/12/2023
Sulmoi Braçen, drejtori i Tatimeve bëhet pishman: Të kërkoj ndjesë publike!

Drejtoria e Tatimeve u dërgoi dje mediave një reagim publik për deklaratat fyese të Erion Braçes ndaj punës së Administratës Tatimore, ndërsa 24 orë më pas vetë drejtori i Përgjithshëm, Ceno Klosi detyrohet çuditërisht t’i kërkojë falje deputetit socialist.

“Na vjen keq të dëgjojmë nga një Deputet fyerje dhe mungesë respekti ndaj Administratës Tatimore, duke përdhosur punën e saj, aq më keq me informacione të pavërteta, gjykime të një Deputeti që jo vetëm nuk e përmirësojnë punën e një Administrate, por përkundrazi e ofendojnë publikisht atë me apo pa të drejtë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Erion Braçe ditët e fundit ka denoncuar vazhdimisht se tregjet e fruta-perimeve janë në treg të lirë dhe kryejnë grabitje masive. Madje, sipas tij në këto tregje mungojnë plotësisht edhe faturat tatimore.

Si kundërpërgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u dërgoi mediave një reagim të fortë dhe i bënte me dije deputetit Erion Braçe se ai vetë ka qenë personalisht i angazhuar në luftën kundër Evazionit, dhe pavarësisht kësaj lufte disa vjeçare fenomeni ka vazhduar.

Mirëpo, 24 orë pas kësaj deklarate, drejtori i Përgjithshëm ka dalë me një deklaratë të dytë që i drejtohet përsëri Erion Braçes, por këtë herë i kërkon ndjesë publikisht për kundërpërgjigjen e djeshme.

“Në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në emrin tim personal, i kerkojmë ndjesë publike deputetit Erjon Braçe për reagimin e nxituar dhe aspak institucional ndaj kritikave të tij publike.

Shqetësimet e deputetit meritojnë vëmendjen e institucionit tonë dhe nuk është detyra jonë të replikojmë me askënd që lirisht jep opinionin e vet. Kjo thyerje e etikës institucionale nuk do të përsëritet. Shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve për sa më lart. Ceno Klosi”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al