• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Supermashtruesi nga Tepelena rrëfen njohjen me policin që ekzekutoi Klodian Rashën: I jepja lekë me fajde, priste të vinte PS-ja në pushtet që të emërohej polic (VIDEO)

15/12/2020
Supermashtruesi nga Tepelena rrëfen njohjen me policin që ekzekutoi Klodian Rashën: I jepja lekë me fajde, priste të vinte PS-ja në pushtet që të emërohej polic (VIDEO)

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel mesditën e së hënës u tentua të hidhej dritë mbi profilin e Nevaldo Hajdërajt, policit që kreu vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Në studio ishte i ftuar një i njohur i tij, Ledion Muçaraku, i cili pranoi se e kishte njohur Nevaldo Hajdërajn para se të bëhej polic, gjatë kohës kur punonte kamarier në disa lokale në Tiranë. Vetë Ledion Muçaraku është një ish i dënuar për ngritjen e skemave piramidale në Gjirokastër, Tepelenë, Tiranë e Vlorë dhe për dhënien e parave me fajde dhe kjo duket të ketë qenë pika e takimit mes tij dhe Nevaldo Hajdërajt. Per historine e plote te Mucarakut mund te klikoni ketu 

Nga përshkrimi që i bëri Muçaraku, duket se Nevaldo Hajdëraj Nevaldo Hajdëraj priste te emerohej polic, sapo Partia Socialiste të vinte në pushtet, megjithëse ende nuk ishte duke bërë shkollën e mesme.

“Shoqëria jonë ka qenë e afërt. Kemi qenë të afërt se na lidhte puna. Kur e kam njohur unë në periudhën 2011, 2012, 2013, ai çuditërisht doli që kishte mbaruar gjimnazin. Unë e ngacmoja: Nevaldo, ça polici do bëhesh ti? “Mirë mirë më thoshte, sa të vijë Partia Socialiste në pushtet, do ta shohësh ti bëhem apo nuk bëhem.” tha Muçaraku.

Muçaraku tregoi se Nevaldo Hajdëraj kishte qenë një nga klientët e tij, që merrte para me fajde, gjatë kohës kur punonte kamarier apo banakier në Tiranë. Kjo u konfirmua edhe nga avokati i Nevaldo Hajdërajt, që ishte prezent në studio.

Kur u pyet se përse i merrte paratë me fajde Nevaldo, Muçaraku tha: “Me sa jam informuar unë… kush është ai që nuk loz lloto? Kush është ai që nuk loz kazino? Ai ndonjëherë binte brenda se rroga mund të merrej në fund të muajit. Me sa jam informuar nëpërmjet shokut që “ai i prishi lekët Ledion” dhe unë i thoja “do japësh 150 dhe do t’i merrja 190”.

Një tjetër detaj që u la të kuptohej nga Ledion Muçaraku, ishte marrëdhënia e Nevaldo Hajdërajt me konsumin e lëndëve narkotike. Ai nuk e pohoi këtë fakt, por kur u pyet nga drejtuesi i emisionit nëse Hajdëraj konsumonte drogë, ai u shpreh: “Tashti kush është në Shqipëri që nuk e ka konsumuar të shkretën?”

Me gjithë insistimin e moderatorëve të emisionit, për t’ia nxjerrë këtë pohim, përgjigjet e Muçarakut ishin pak a shumë të njëjtat: “Kush është në Shqipëri, më thoni një, që nuk e ka konsumuar të shkretin ilaç?” I pyetur nëse e ka parë me sytë e tij Nevaldo Hajdërajn duke konsumuar drogë, Ledion Muçaraku u shpreh: “Për këtë rezervohem të nderuar, nuk do të thosha gjë”. 

Ndiqni në videon më poshtë rrëfimin e plotë të Ledion Muçaraku për policin Nevaldo Hajdëraj që kreu vrasjen e Klodian Rashës.

©argjiroja.net 

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al