Moti ditët e fundit ka qenë tejet i paqëndrueshëm. Nga vala e të nxehtit që përfshiu jo vetëm vendin tonë por dhe Europën e më tej, tashmë janë rikthyer vranësirat dhe shirat. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës sot do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë zhvillime të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu kryesisht në zonat malore,Verilindje dhe në Juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes por rritje të tyre do të sjellë mesdita duke u luhatur nga 12 gradë celcius dhe në 32 gradë celciues.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.