Moti për ditën e sotme paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasdites. Sipas Meteoalb, vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu do të paraqiten në zonat veriore në ekstremin jugperëndimor. Ndërsa në mbrëmje kthjellimet shtohen në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e para të ditës, por një rritje graduale sjellin orët e mesditës, me maksimumin që do të arrijë në 38 gradë celsius në Lezhë dhe në Gjirokastër.









