Shqipëria vijon të jetë në karantinë, duke zbatuar kështu masat drastike të kufizimit të lëvizjes, të vendosura nga qeveria. Pavarësisht kësaj zyrtarët publikë vijojnë të përsërisin thirrjet për të qëndruar në shtëpi. Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka publikuar sot një video nga qyteti i zbrazët totalisht. “Ta mbajmë bosh Gjirokastrën sot, që ta mbushim sërish nesër. #RriNëShtëpi”, shkruan Golemi.
©argjiroja.net