Mustafa Nano së fundmi ka bërë një kritikë ndaj këngëve shqiptare, kryesisht ato rep. Sipas tij tekstet e tyre janë banalitet, pa asnjë mesazh.
Ndër të tjera Nano ka kritikuar edhe një këngë të Tayna-s me Dafina Zeqirin me titull “Bay Bay”, ku thekson se ta shpif.
Monologu i plotë:
Parmbrëmë në Top Channel po ndiqja Top Select ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube.
Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banaliteti të pashoq, Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksiste, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale. Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdornin një gjuhë kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura.
Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tektet e këngëve. Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!