• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tahiri: Dy kriminelë përdorën emrin tim, Prokuroria të më hetojë

17/10/2017
Paralajmërohet arrestimi i Saimir Tahirit?

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga Prokuroria nisjen e hetimeve për gjithçka që ka lidhje me atë dhe punën e tij.

Në një konferencë për mediat, Tahiri sqaroi pozicionin e tij në lidhje me akuzat që opozitë i ka bërë për përfshirjen ne trafik droge pas përmendjes së emrit të tij nga dy persona që u arrestuan në Itali. 

Tahiri tha se dy të arrestuarit janë kushërinjtë  e tij të 10 që kanë përdorur emrin e tij për të kryer përfitime të paligjshme.

Tahiri: Sot është një ditë jo e lehtë për mua në raport me veten, në raport me moralin tim, në raport me familjen, në raport me tim bir dhe në raport me të gjithë. Është një ditë jo e lehtë edhe për njerëzit që më njohin, me kolegët në parlament dhe në politikë me njerëzit që më kanë besuar dhe zgjedhur dhe që ende besojnë tek mua.

Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi të shkallës së 10-të janë arrestuar për trafik droge sic u bë e ditur pa hezituar të përmendnin edhe emrin tim sigurisht kriminelë që përdorin emra politikanësh apo ministrash për tu mburur me njëri-tjetrin në dobi të përfitimeve të paligjshme ka pa fund. Unë nuk jam as i pari dhe as i fundit.

Pa asnjë diskutim sot unë nuk do të doja të isha kurrë në këtë pozitë pa dashjen time, por menjëherë do kërkoj nga Prokuroria vetë personalisht dhe me vullnet të plotë pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti parlamentar dhe politik të hetohet dhe të vërifikohet gjithçka me mua dhe jo vetëm, mbi punën time dhe jo vetëm me familjen time dhe jo vetëm.

Gabimi i madh dhe i vetëm, që nuk verifikova kujt ja shita makinën

Tahiri: Unë ndjej përgjegjësi morale për veprimet e kujdo, qoftë edhe të ca kushërinjve të mi të gradës së 10-të të cilëve në fakt kam bërë gabimin e madh dhe të vetëm që gati 4 vite më parë u kam shitur makinën personale. Unë sigurisht nuk duhet të kisha neglizhuar kurrë të verifikoja kujt po ja shisja makinën. E pavarësisht se në vendin tonë rrallë ndodh të bëhen këto verifikime, më të shumtë janë ata që ti fshehin apo ti cojnë pasuritë në emra të tjerë, unë përsëri mbaj përgjegjësi morale të plotë për këtë.

Përtej kësaj as kam pasur dhe as kam raport të çfardollojshëm dhe aq më pak raport të paligjshëm, ndaj nuk kam asnjë përgjegjësi më shumë dhe dënoj cdo veprimtari kriminale, të kujdoqofshin, qofshin edhe këta që janë kushërinjtë e mi të gradës së 10-të, që as kanë hezituar të përdorin emrin tim dhe që shpresoj që drejtësia ti hetojë deri në fund, dhe ti dënojë sic i takon atyre dhe kujdo tjetër në bazë të ligjit.

Nuk dua askush të më mbrojë, nuk fshihem pas pushtetit

Tahiri:  Unë nuk kërkoj nga askush as të më besojë dhe aq më pak të më mbrojë publikisht. Më së pari nga kolegët e partisë, në parlament ose jo, në qeveri ose jo dhe nga kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njeh dhe beson dhe sot, që të jetë i fortë mbi të gjitha. Unë nuk kërkoj që të më besojë njeri kot. Për më tepër që politikanë që betohen e përbetohen në këtë vend ka plot dhe ky publik ka parë plot kur janë kapur me filmime me regjistrimi duke vjedhur dhe vrarë. Unë nuk jam ajo lloj dhe ajo rracë e as do jem kurrë lloji i politikanit që fshihet pas pushtetit, pas miqësisë me këdo politikanë apo pronarë mediash apo në koridoret e pushtetit.

Opozita ka shfrytëzuar pallavrat e dy kriminelëve

Tahiri:   Sic kuptoj edhe kundërshtarët e mi, në opozitë dhe jo vetëm të cilët për herë ta parë dhe të fundit sot, as do ti akuzoj, as do i kundërshtoj se sot është dita e tyre në fakt të shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve që i shesin mend njëri-tjetrit apo të tjerëve se kush ka më shumë njohje, influencë apo mbështetje në një veprimtari kriminale që cdo ditë të punës time e kam luftuar dhe do vazhdoj ta bëj duke kërkuar të vërtetën pavarësisht të çmimit të saj.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al