• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Takimi i LSI në Gjirokastër, fjalët që Vangjel Tavo nuk guxoi t’i thoshte (VIDEO)

27/12/2018
Takimi i LSI në Gjirokastër, fjalët që Vangjel Tavo nuk guxoi t’i thoshte (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim sot me strukturat dhe simpatizantët e partisë së saj në qytetin e Gjirokastrës. Nëse i ndjek me vëmendje fjalimet dhe krejt takimin, lajmi nuk është ajo, as ligjërimi i saj i vakët pa karizëm e lidership dhe natyrisht as akuzat për keqqeverisjen e Edi Ramës që janë thënë e stërthënë me qindra herë prej saj. Lajmi në këtë takim është deputeti Vangjel Tavo. Rreth 10 minuta ishte fjalimi i tij përmbyllës i takimit të LSI-së, por dy fjalë nuk guxoi që t’i thoshte me zë dhe figurë.  

Së pari Tavo nuk e përmendi asnjëherë emrin e Edi Ramës, as Rilindjen, as krimin e organizuar, as bandat apo drogën, të cilat janë refreni i opozitës dhe vetë Monika Kryemadhit. Tavo foli me fjali gjeneraliste, përmendi eksodin e shqiptarëve drejt emigracionit, citoi Winston Churchillin, ngriti lart protestën studentore dhë kërkoi bashkim në atë që ai e quajti ‘Fronti i së Ardhmes’.

Më tej theksoi nevojën për rikthimin e shpresës së munguar në këto 30 vjet, a thua se ai është një politikan fringo i ri dhe e ka luksin të na japë ende leksione demokracie. Vangjel Tavo është po aq fajtor sa e gjithë klasa politike në këto 30 vjet dhe s’mund të na shpërfaqet si alternativë e re. I tha të gjitha këto, por nuk e zuri në gojë emrin e Edi Ramës dhe as e kriminalizoi qeverisjen e tij, siç bën Monika Kryemadhi dhe krejt opozita. Kjo sjellje e tij nuk është rastësi.

Vangjel Tavo nuk është më i  njëjti. Me siguri ai e ka një pakt me Edi Ramën, që prej momentit kur kryeministri i çoi bashkëshorten, Sonila Popa, si anëtare të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Vangjel Tavo nuk mund të flasë për ‘mazhorancë të kriminalizuar’, kur me votat e kësaj mazhorance bashkëshortja e tij mori mandatin në Bankën e Shqipërisë.

Prandaj deputeti i LSI-së ishte sot në siklet dhe zgjodhi të fliste si lektor i shkencave politike, duke mos qenë në të njëjtën gjatësi vale me ‘shefen’ e tij dhe as me opozitën në tërësi. Se çfarë marrëveshje ka bërë Tavo me Ramën, këtë s’e dimë ende, por me siguri që çuarja e bashkëshortes së tij në Bankën e Shqipërisë do ta diktojë jo pak edhe sjelljen politike të deputetit të Gjirokastrës. Fjala në takimin e sotëm ishte shkëndija e parë. Kemi ende për të parë e mësuar. Tavo është formalisht me LSI-në dhe sot ka folur nga halli.

Së dyti, sot Vangjel Tavo humbi një tjetër rast për t’u distancuar nga thirrjet antishqiptare në Bularat gjatë varrimit të ekstremistit Kostandin Kacifas. “Zjarr dhe sëpatë për qentë shqiptarë”, ishin disa prej thirrjeve. Sot e kësaj dite Tavo, deputet prej 20 vitesh me vota të shqiptarëve, nuk i ka dënuar ato thirrje.

Ne nuk e duam këtë qëndrim të Tavos për ndonjë ego të sëmurë nacionaliste, por në respekt të etnisë dhe përkatësisë tonë. Ai duhej dhe duhet të distancohet nga ato thirrje, në të kundërt nuk mund të ketë moral të kërkojë sërish vota e as të na japë leksione demokracie në Gjirokastër. Banorët e qarkut Gjirokastër dhe jo vetëm, që e kanë mbështetur Vangjel Tavon për gjithë këto vite, duhet t’ja kërkojnë atij distancimin nga thirrjet antishqiptare në Bularat. Kush nuk e bën, fyen inteligjencën e vet dhe nënçmon identitetin kombëtar. Ndqini në videon më poshtë fjalimin e tij të plotë, pas fjalës së Kryemadhit. 

©Argjirolajm.net 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al