Në Parlament sot ka pasur debate mes opozitës për çështjen e trafikut të drogës. Akuzave të Flamur Nokës i është përgjigjur ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai i ka kujtuar Lazaratin si vatër të zezë të kultivimit të drogës.
“Në gusht 2013, Komandanti i Guardia di Finanza në krah të Hysni Burgajt, drejtor i Policisë së Shtetit asokohe, ka deklaruar se në Lazarat lënda narkotike mund të arrijë deri në 900 ton. Nga shitje e saj mund të kapet një vlerë prej 4,5 miliardë euro”, u shpreh Balla.
Ndërkohë Flamur Noka citoi një raport të DASH të vitit 2013, ku thuhej se Shqipëria nuk ishte më rrugë kalimi për trafikantët e drogave të rënda.