Vangjel Tavo hyn i vetem ne garen per Gjirokastren duke rrezikuar me shume se asnjehere tjeter te zgjidhet deputet. Pasi PD-ja i mbylli deren duke mos e pranuar ne vend te dyte te nje liste te perbashket, Tavo perpiqet te mbaje te bashkuar besniket e tij duke i ushqyer me shprese se do te marrin dy mandate ne Gjirokaster. Ai ben thirrje qe socialistet te bashkohen me te. Ja reagimi i plote i Tavos.
Çfarë ka kështu “Rilindja?” Pse e ka humbur kaq keq toruan? Nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista! Hiq e hiq socialistë të vjetër por edhe këta të rinjtë e sektit të “Rilindjes” nuk po i binden. Ose na ver në vend të sigurtë ose nuk pranojmë. Pse kaq të trembur? Kanë nisur të flasin edhe përçart. Do marrim 3 në Gjirokastër thoshte dje Çuçi, do marrim 2 tha sot shefi i Çuçit, por në mendje kanë a do e marin edhe një apo jo? Sepse 2 do i marrë LSI. Ç’ka “Rilindja” kështu kaq e hutuar? Po bëhet gati për opozitë me këtë listë. I hoqi të gjithë socialistët e vjetër e po e mbush opozitën e pas 25 prillit me kooperativistë të bindur që nuk kanë lidhje me PS-në por me sektin transpolitik që mjeroi shqiptarët për 8 vite. Socialistë të ndershëm. Rilindja ju braktisi e me këtë listë po ju braktis totalisht. Bashkohuni me ne, le të shporrim përgjithmonë këtë sekt që shkatërroi vendin por edhe dinjitetin e socialistëve të thjeshtë. Te gjithë së bashku për FITOREN E MADHE – për qarkun e Gjirokastrës e mbarë vendin.