Vangjel Tavo ka nisur fushatën në Himarë teksa zgjedhjet do të mbahen më 4 gusht. Në një takim me banorët e fshatit Vuno, ai iu ka thënë se synimi kryesor për të është zgjidhja e problemeve që kanë banorët. Tavo iu ka premtuar gjithashtu se zyrat e bashkisë do të jenë gjithmonë të hapura.
“Zyrat e Bashkisë do jenë gjithmonë të hapura dhe në shërbim të banorëve dhe çdo problem të komunitetit unë do e trajtoj me seriozitetin më të madh duke i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë. Fjala për mua është kontratë. Gjithçka që do të THEMI do të BËHET. Çdo gjë që ligji e lejon do të BËHET. Unë kam qenë e do vazhdoj të jem shumë rigoroz në zbatimin e ligjit. Sikurse do jem gjithmonë duke ndihmuar sa më shumë njerëzit dhe komunitetin, e duke zgjidhur të gjitha shqetësimet“, tha Tavo.