• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo në Bularat/ Pasi pranoi që Kacifas ishte ekstremist, bie dakord me nënën e tij: Po të donte ai mund të vriste edhe 10 vetë (VIDEO)

04/11/2018
Tavo në Bularat/ Pasi pranoi që Kacifas ishte ekstremist, bie dakord me nënën e tij: Po të donte ai mund të vriste edhe 10 vetë (VIDEO)

Një ditë më parë deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, bëri një deklaratë tjetër në faqen e tij në Facebook për vrasjen e Kostandinos Kacifas në fshatin Bularat të Dropullit. Teksa theksonte nevojën legjitime të familjes për marrjen e trupit të djalit të tyre dhe përcjelljen për në banesën e fundit, Tavo indirekt pranonte se 35-vjeçari ishte ekstremist.

“Ne të gjithë nuk arritëm dot ta shpëtonim Konstandinos Kacifas, as nga ideologjitë e sjellja e tij e as nga vrasja e tij, por sot kemi mundësinë të shpëtojmë veten, të tregojmë që jemi ende njerëz, dhe që kemi ende zemër”, e mbyllte deklaratën deputeti Tavo.

Pra, ndonëse s’e thotë në mënyrë eksplicite sepse kjo do të shkaktonte reagim në radhët e minoritetit, aty ku ka shumë mbështjetje elektorale, Tavo flet për një ideologji në të cilën ishte përfshirë Kacifas dhe se nuk u arrit dot të shpëtohej prej saj. Po cila ishte kjo ideologji? Natyrisht ideologjitë ekstremiste e nacionaliste greke që luftojnë për të ashtuquajturin Vorio Epir. Për këtë akuzohet sot publikisht Kostandinos Kacifas, si një person i indoktrinuar që hapi zjarr ndaj Policisë së Shtetit në emër të luftës për të ashtuquajturin Vorio Epir.

E pavarësisht pranimit nën zë të faktit se Kacifas ishte ekstremist, Tavo shkoi në familjen e tij, për t’i shprehur ngushëllimet bashkë me eurodeputeten greke, Eleni Theocarus. Vizita në familje dhe shprehja e ngushëllimeve është një gjë krejt normale e njerëzore për familjen. Në një video të publikuar nga mediat greke, shfaqet nëna e Kacifas duke i shpjeguruar Tavos sesi u terrorizua nga policia.

‘Erdhën shqiptarët gegë nga Tirana. Jo Vangjel, duhet të kishit folur të gjithë, të mos i lenit. Kishte drejtësi, përse duhet të më vinin mua të gjithë në shtëpi. Për cilin qëllim? Nëse ai (Kacifas) do të kishte për qëllim të vriste, do kishte vrarë ndonjë dhjetshe (10 vetë). E beson këtë Vangjeli?”, thotë nëna e Kacifas.

“Po e besoj, kjo është e vërteta. Ai kishte mundësi ta bënte këtë gjë”, i përgjigjet Tavo. Shihni videon më poshtë.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet

AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

24/07/2026
Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al