• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo tallet deri në fund me Gjikurinë: Kur më telefonove mendova se do pranoje për nënkryetar. Mos ki merak për Himarën se është në duar të sigurta

06/08/2024
Tavo tallet deri në fund me Gjikurinë: Kur më telefonove mendova se do pranoje për nënkryetar. Mos ki merak për Himarën se është në duar të sigurta

Kryebashkiaku i ri i Himarës ka replikuar me ish-rivalin e tij në zgjedhje, Petro Gjikurinë.

Vangjel Tavo vijon ftesën e tij që Gjikuria të mos kthehet në SHBA, por të punojë në krahun e tij në bashki.

Ditën e djeshme Gjikuria deklaroi se procesi i votimit ishte i qetë dhe se ai do të fitonte pavarësisht se disa qytetarë nuk arritën të votojnë.

Madje u shpreh publikisht se do ta pranonte verdiktin e popullit. Por këto deklarata u rrëzuan nga vetë Gjikuria pas ‘përpunimit’ që mund t’i ketë bërë Sali Berisha, Vangjel Dule dhe Athina.

Dhe pas kësaj, Petro Gjikuria hodhi një lum akuzash për parregullësi në zgjedhje,

Ndaj, reagimi i Gjikurisë ka habitur jo vetëm qytetarët, por edhe vetë Tavon që zbulon se ka patur edhe një telefonatë nga rivali i tij.

Tavo shkruan sot:

I dashur Petro,

Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit.

Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.

Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.

Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.

Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht.

Prandaj i dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të mos largohesh andej nga erdhe, po të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim, në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë.

Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duart të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Sinqerisht

Vangjel Tavo

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, presidenti Halili pas derbit: Mund të shkojmë larg, gjithmonë ka premio në ndeshje të tilla

Tirana, presidenti Halili pas derbit: Mund të shkojmë larg, gjithmonë ka premio në ndeshje të tilla

12/10/2026
“Moment historik”, Arteta karikon skuadrën para finales së Champions League: Të përmirësohemi vazhdimisht për të fituar

Champions, flet trajneri i Arsenalit: Na pret ndeshje delikate, i kam të qarta idetë e lojës

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al