• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Tavolina e Gjirokastrës”, Universiteti “Eqrem Çabej” organizon forum për perspektivën e zhvillimit rajonal

18/01/2022
“Tavolina e Gjirokastrës”, Universiteti “Eqrem Çabej” organizon forum për perspektivën e zhvillimit rajonal

“Tavolina e Gjirokastrës” ka qenë nisma e ndërmarrë nga Universiteti “Eqrem Çabej” në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, institucionin e Prefekturës dhe Qarkut Gjirokastër, që gjeti mbështetjen e faktorit diplomatik italian, Ambasadës Italiane në Tiranë, Konsullata italiane në Vlorë dhe Konsullata Italiane e Nderit në Gjirokastër përfaqësuar nga Teodor Bilushi. Forumi, që ka për synim vlerësimin e mundësive ekonomike dhe perspektivat e zhvillimit të Rajonit të Gjirokastrës, mblodhi së bashku në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues nga Universiteti i Udines, Universiteti i Maceratës në Itali, Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, Dhoma e Tregëtisë, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, specialistë dhe aktivistë.

Krahas rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, një ndër objektivat e tjerë të forumit, që u përqendrua në politikat vendore të orientimit të ekonomisë së Gjirokastrës drejt zhvillimit të qëndrueshëm, ishte edhe rritja e kontributit të misionit të Universitetit, atë të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me komunitetin.
Në fjalën e vet, rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema, u shpreh se kjo tavolinë permanente, e konceptuar si një tryezë diskutimi, koordinimi dhe ballafaqimi, e përbërë nga forca të kualifikuara, aktorë dhe faktorë vendorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë që lidhen drejtëpërdrejtë ose indrekt me zhvillimin e territorit, ka si qëllim tërheqjen në mënyrë të vazhdueshme të mendimit të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe sjelljen e ideve për zhvillim dhe hartimin e projekteve për strategjinë e rajonit, në kuadër të strategjisë kombëtare.

Rektori Mema theksoi se “Kjo tavolinë në rrjedhën e saj do të vlerësojë shkencërisht gjendjen aktuale dhe perspektivat e zhvillimit të rajonit; rritjen e bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë; orientimin e universiteteve dhe të tërësisë së strukturave vendore, shtetërore dhe private, në drejtimin e duhur; edhe me synimin e rritjes së interesit të popullsisë aktive të qëndroj apo të rikthehet në rajon.”

Të pranishmit në takim sollën ide dhe mendime për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të qytetit të Gjirokastrës dhe rajonit, duke u bazuar mbi fakte dhe shifra konkrete dhe duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të të gjitha pasurive që ka qarku i Gjirokastrës. Gjatë kësaj tavoline u theksua rëndësia e bashkërendimit institucional në përthithjen e projekteve dhe realizimin e objektivave të këtij forumi.

Kryebashkiaku Golemi e vlerësoi forumin si një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të ndarë përvoja që vlejnë në përpjekjet e përbashkëta për ta ndërtuar këtu të ardhmen.

“Kryefjala e këtij forumi duhet të konsistojë në bashkëpunimin në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor për përmbushjen e objektivave të përbashkëta të shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve ekonomike që qarku i Gjirokastrës i ofron me bollëk”, u shpreh ndër të tjera prefekti Odise Kote. Në mbyllje, grupi i punës solli përfundimet e kësaj nisme, të grumbulluara në 12 pika orientuese të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të çështjeve të trajtura gjatë kësaj tryeze. Nisma e organizuar dhe e promovuar nga Universiteti i Gjirokastrës u vlerësua si një inisiativë që do t’i shërbejë jo vetëm universitetit, por mbi të gjitha qytetit dhe rajonit në vitet e ardhshme.

Related Posts

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al