• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të dhëna të frikshme, shqiptarët dënden me ilaçe. Në 10 vite është dyfishuar importi

16/06/2018
Të dhëna të frikshme, shqiptarët dënden me ilaçe. Në 10 vite është dyfishuar importi

Shqiptarët po denden gjithmonë e më shumë me ilaçe. Edhe pse popullsia e vendit ka ardhur duke u pakësuar, importi i barnave në Shqipëri është rritur me ritme të frikshme. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vetëm një dekadë importet e ilaçëve janë dyfishuar. Sipas INSTAT, nëse në vitin 2008 Shqipëria importonte 93 milionë euro produkte farmaceutike, vitin e kaluar shifra arriti në 195 milionë euro. Statistikat e INSTAT tregojnë se importi i medikamenteve është rritur me ritme dyshifrore nga viti në vit duke treguar se Shqipëria po sëmuret dhe po shpenzon gjithmonë e më shumë për ilaçe.

Sipas të dhënave në vitin 2008, një shqiptar shpenzoi mesatarisht 37 euro për të blerë ilaçe nga importi. Por, vitin e kaluar importi i ilaçeve për frymë arriti në gati 80 euro. Ekspertët japin disa arsye se pse konsumi i ilaçeve është rritur me ritme kaq të larta. E para është plakja e popullsisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç është rritur me 70 mijë vetë nga 490 mijë që ishte në mbi 560 mijë.

Moshat e larta janë dhe konsumatorët kryesore të ilaçeve, pasi shpesh vuajnë nga sëmundjet kronike. Por plakja e popullsisë nuk është shkaku i vetëm se pse konsumi i barnave është në trend të frikshëm rritje. Një tjetër shkak është rritja e sëmundshmërisë, veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor. Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e konsumit të ilaçeve është edhe përdorimi pa kriter i tyre, shpesh pa recetë nga mjeku. /Tch

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al