• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Të fiksuar” pas targave, mbi 8200 shqiptarë i porosisin me inicialet dhe ditëlindjen

10/04/2022
“Të fiksuar” pas targave, mbi 8200 shqiptarë i porosisin me inicialet dhe ditëlindjen

Çdo vit mbi 8200 qytetarë aplikojnë për targa të veçanta për automjetet e tyre. Targa jashtë serie apo me përzgjedhje, duke kombinuar numra dhe shkronja.

“Unë si numër e kam shumë qejf njëshin edhe ngaqë kam edhe mjete të tjera dhe dua t’i kem të gjitha të së njëjtës numër vendosa që edhe këtë herë të merrja 001 për automjetin e ri që kam në emrin tim” – thotë një qytetar.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, nga viti në vit shqiptarët po fiksohen gjithnjë e më shumë pas targave të veçanta.

“Ky është një shërbim që ka një kërkesë në rritje çdo ditë e më shumë. Në vitin 2021 kemi patur rreth 8212 kërkesa për aplikim për targa me përzgjedhje. Në DPSHTRR aktualisht kemi dy kategori targash me përzgjedhje, kemi targat e veçanta dhe targat jashtë serie. Targat e veçanta janë ato kategori që kanë një specifikë numërore dhe shkronjore gërmash, por me një gamë më të ulët të shkronjave” – deklaron Brikena Dashi, juriste e DPSHTRR.

Pas kontrollit teknik, dhe shërbimi për errësimin e xhamave të ardhurat nga targat në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor zënë vendin e tretë. Këto dy modele janë jashtë serie të përzgjedhur nga qytetarët. Vlera e targave jashtë serie varion nga 10 mijë deri në 40 mijë Lekë.

“Vetëm në 2021 kemi 103 milionë Lekë të ardhura, ndërsa për tremujorin e 2022 kemi rreth 1884 kërkesa për targa me përzgjedhje” – vijon Dashi.

Por çfarë përzgjedhin më shumë shqiptarët?

“Në përgjithësi personalizojnë shkronjën e parë të emrit dhe shkronjën e parë të mbiemrit”.

Në Shqipëri janë aktualisht 740 mijë automjete të regjistruara për qarkullim. Ata që janë të fiksuar pas emrit të tyre, shumë shpejt mund ta përdorin edhe si targë automjeti.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Falsifikoi certifikatën e COVID-19, tani edhe FIFA kërcënon Granit Xhakën – Balkanweb.com – News24

Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën

09/11/2026
Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al