• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Të fortët bëjnë ligjin”, letra tronditëse e drejtorit të policisë së burgut në Peqin

20/12/2023
“Të fortët bëjnë ligjin”, letra tronditëse e drejtorit të policisë së burgut në Peqin

Në studion e emisionit “Open” në News24 është zbuluar një letër e dërguar nga shefi i policisë së burgut të Peqinit drejt drejtorit të këtij burgu ku shprehen disa shqetësime lidhur me këtë institucion. Aty thuhet se të burgosurve u është lejuar investimi në dhomat e tyre duke i bërë këto të fundit “thuajse të privatizuara”.

Në të shprehet më tej shqetësimi se kjo ndërhyrje në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara. Po ashtu të burgosurit kanë shndërruar ambientet e përbashkëta si klasa këshillimi në “palestra personale” që nuk mund të aksesohen nga të gjithë dhe disa të burgosur të tjerë përdoren për të pastruar qelitë apo për detyra të tjera të rëndomta.

Më tej, shkruhet se dhomat e takimeve të veçanta janë rikonstruktuar duke shtuar krevate e kondicionerë, ndërsa në dhomat e të burgosurve ka pajisje si furra, frigoriferë të mëdhenj, por edhe bokse muzike të mëdha.

“Të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma, rikonstruktim, thuajse tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara.

T’u kërkosh të marrin të burgosur në dhoma ka qenë thuajse e pamundur. Dushet, klasa, e dhoma të tjera të përbashkëta kanë humbur destinimin e tyre ku janë shndërruar në palestra të personalizuara dhe nuk aksesohen nga të gjithë.

Në dhomat e takimeve të veçanta janë bërë ndërhyrje dhe këto dhoma janë të personalizuara. Ka kondicionerë, krevate, etj. U janë lejuar frigoriferë, furra pjekjeje, aksesorë muzike, bokse muzike me përmasa të mëdha, duke rënë ndesh me ligjin”, – thuhej në letrën e drejtorit të policisë së burgut të Peqinit. /BW

Related Posts

Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm
Kryesore

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026
Kryesore

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi
Kryesore

Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi

21/06/2026
Rama pritet nesër nga Macron në pallatin Élysée
Kryesore

Rama pritet nesër nga Macron në pallatin Élysée

21/06/2026
Gjirokastër, një vatër zjarri pranë fshatit Zenelaj
Kryesore

Gjirokastër, një vatër zjarri pranë fshatit Zenelaj

21/06/2026
Rama: Belinda Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen
Kryesore

Rama: Shumë protestues mendojnë se po mbrojnë flamingot, por po i shërbejnë interesave të tjera

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al