Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës, ku shtetasi me iniciale A.G., 66 vjeç, ka humbur jetën në spital, pasi është goditur aksidentalisht nga drejtuesi i një automjeti të tipit “Fiat”, i identifikuar si shtetasi A.Ç., 52 vjeç.
Mësohet se viktima ka qenë duke ngarë një biçikletë, në momentin e përplasjes që i kushtoi jetën.
Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.









