• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të panjohurat e vaksinës kundër COVID-19

28/01/2021
Të panjohurat e vaksinës kundër COVID-19

COVID-19  ka prekur rëndë Shtetet e Bashkuara, duke  shkaktuar shumë viktima  dhe duke i lënë pasoja edhe personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen.
Vaksinimi është rruga jonë e vetme për të mposhtur pandeminë. Megjithatë,  ka shumë pyetje rreth intervalit të dozimit, shkallën e mbrojtjes, nëse vaksinat mund të  miksohen me njëra-tjetrën dhe hezitimit për tu vaksinuar.
Të gjitha këto pyetje vijnë  si pasojë e planifikimit të gabuar të vaksinës, furnizimit joadekuat, shpërndarjes së pabarabartë dhe rekomandimeve të ndryshme lidhur me faktin se cili është i kualifikuar dhe kur.
Pa dyshim,  zhvillimi i vaksinave nën një vit për 330 milion njerëz që jetojnë në SHBA përballet me sfida- veçanërisht pa plane të forta kombëtare, shtetërore dhe lokale për të menaxhuar pandeminë dhe për të vaksinuar njerëzit.
Kjo situatë fatkeqe ka lindur nevojën për të marrë në konsideratë nevojën për të bërë vaksina të tjera shtesë, përtej asaj që shkenca dhe provat klinike kanë rënë dakord.
Ajo që nuk dimë është po aq e rëndësishme sa ajo që dimë.
Ajo që nuk dimë përcakton pyetjet për të cilat shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje në studimet e tyre për efektivitetin e vaksinës.
Disa fakte kryesore të asaj që shkenca di dhe çfarë jo në lidhje me vaksinat COVID-19.
Së pari, të gjithë e dimë që vaksinimi të mbron nga sëmundjet e rënda. Nuk dihet nëse mbron nga infeksioni asimptomatik apo i lehtë.
Në zhvillimin e vaksinave Moderna dhe Pfizer / BioNTech , duke pasur parasysh  kohën e shkurtuar njerëzit e vaksinuar si pjesë e provave klinike ishin të mbrojtur vetëm nga simptomat e rënda. Sidoqoftë, mbetet mundësia që ata të vaksinuar, megjithëse janë të mbrojtur nga sëmundje të rënda, mund të infektohen  por të mos të shfaqin simptoma .
Për këtë arsye, individët e vaksinuar duhet të vazhdojnë  të praktikojnë – distancimin social, të mbajnë maskën dhe të lajnë duart.
Së dyti,  është e rekomandueshme që doza e dytë e vaksinave Pfizer dhe Moderna të bëhet në një  minimum respektivisht 21 dhe 28 ditë , pas  dozës së parë.
Ky interval kohor është i testuar në provat klinike  dhe ka funksionuar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) së fundmi ka rekomanduar që në rrethana të jashtëzakonshme administrimi i dozës së dytë mund të behët në një interval kohor deri në 42 ditë .
Së treti, nëse  ka mungesa të vaksinës, është sugjeruar që një dozë mund të jetë e përshtatshme ose që mund të provohet miksimi i dozave të para dhe të dyta me vaksinat Pfizer dhe Moderna.
Por këto qasje nuk janë testuar ende në mënyrë adekuate në provat klinike dhe kështu që efektiviteti i këtyre praktikave në nxitjen e imunitetit për të ndaluar  Covid është ende e panjohur.
Shkenca bazohet në protokolle të rrepta që kontrollohen shumë; futja e ndryshimeve të pashembullta në protokollet të tilla mund të rrisë pasigurinë e situatës që ne ndodhemi dhe të përkeqësojë  pandeminë.
Së katërti, ekziston shqetësimi lidhur me atë se sa do të zgjasë mbrojtja pas infeksionit natyror ose vaksinimit. Studimet aktuale sugjerojnë që njerëzit mbrohen nga infeksioni natyror për të paktën shtatë muaj.
Studimet e vazhdueshme do të përcaktojnë shkallën e plotë të imunitetit dhe do të përcaktojnë nëse vaksinat janë të  nevojshme për të zgjatur imunitetin.
Më në fund, sfida më e madhe e SAR-CoV-2 është aftësia e tij për të gjeneruar variante të reja . Variantet e tilla mund të përhapen në mënyrë më efektive, të jenë më patogjene ose të jenë në gjendje t’i shpëtojnë mbrojtjes së  vaksinave.
Ndërsa vaksinat aktuale do të mbrojnë kundër shumë prej varianteve që shfaqen, variantet me mutacione në proteinën spike kanë një gjasë më të madhe për t’i shpëtuar imunitetit të shkaktuar nga vaksinat aktuale.
Shkalla e lartë e përhapjes së virusit, siç është situata aktuale në SHBA, nxit gjenerimin e varianteve të reja. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të zbusim përhapjen e Covid-19, përndryshe rrezikojmë të humbasim gjithçka që kemi fituar nga zhvillimi i vaksinave.
Mbi 400,000  persona në SHBA kanë humbur jetën nga COVID-19. Në shqyrtimin e rekomandimeve për çdo ndryshim në protokollet e vaksinave është thelbësore të pranohet ajo që nuk dihet ende shkencërisht, si dhe ajo që dihet.
Është e rëndësishme që shkenca të jetë primare në marrjen e vendimeve të rëndësishme për sa i përket vaksinës. Për të mbrojtur njerëzimin, ne duhet të ngadalësojmë transmetimin e virusit përmes  uljes së rasteve duke respektuar masat dhe programet e vaksinimit.
Felicia Goodrum/ The Hill
Përktheu: abcnews.al

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al