• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e vaksinës antiCovid, një rrëfim nga ish kreu i 007-ës izraelite

03/01/2021
Të pathënat e vaksinës antiCovid, një rrëfim nga ish kreu i 007-ës izraelite

Ish- kreu i 007 izraeliane dhe ish Ministër i Shkencës: Mossadi dhe Shin Bet janë marrë me furnizimet dhe me monitorimin e virusit nga dita e parë, brenda dy muajsh Izraeli do të jetë i imunizuar. Sekreti? Privat, kërkim dhe inteligjencë bashkë. Biden? Shpresojmë të ndjekë shembullin e Trump.

Nuk kanë as ilaçe magjike dhe as aplikacion Immuni, por kanë tashmë një këmbë jashtë pandemisë. Suksesi i izraelianëve kundër koronavirusit është tek numrat. Në më pak se 10 ditë gjysmë milioni qytetarëve u është injektuar një nga dy vaksinat e blera në doza biblike prej qeverisë nga amerikanet Pfizer e Moderna. Sot, 1 izraelian në 20 është i gatshëm t’i kthehet jetës normale.

Shkaktar një sistem koordinimi midis qeverisë, privatit, kërkimit që funksionon kudo, nga siguria kibernetike tek mjekësia. Dhe të dy agjencive të inteligjencës, Mossadit (shërbimit me jashtë) dhe Shin Betit (shërbimit të brendshëm), që kanë më shumë instrumenta dhe manovra se një super ministri. “E kemi gjurmuar virusin qysh nga fillimi, më pas kemi koordinuar furnizimet”, rrëfen për Formiche Yaakov Peri, ish kreu i spiunëve izraelianë të Shin Betit, që e ka drejtuar nga 1988 deri më 1995, vitet e intifadave palestineze, më pas Ministër i Shkencës. Një institucion në botën e 007-ave.

Peri, pas sa kohe do të dilni jashtë?

E vështirë të bësh parashikime të sakta. Gjatë javës së parë kemi vaksinuar më shumë se 50000 njerëz në ditë. Në filimin e 2021 thuajse të gjithë njerëzit në rrezik, përfshi të gjithë ata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen. Në harkun e 2 muajve e gjysme kushdo që dëshiron të vaksinohet, do të mund ta bëjë. Dikush, një pakicë, do të presë të shohë nëse do të ketë apo jo efekte anësore.

Cili është sekreti i modelit izraelian?

Duhet zbritur në themelimin e Izraelit në vitin 1948, kur kanë lindur katër “organizatat e shëndetësisë”, sot kompani private që sigurojnë pjesën më të madhe të shërbimeve mjekësore. Një prej këtyre, më e madhja, dikur ishte sindikatë. Bashkëpunimi midis privatëve dhe qeverisë është forca jonë.

Vrulli ka bërë diferencën?

Po, qeveria ka lëvizur me shpejtësi, me një operacion të paprecedent. Ka blerë vaksinat nga Moderna e Pfizer dhe i ka sjellë në Izrael nëpërmjet një korridori të vazhdueshëm fluturimesh ajrore, kemi doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë. Kush shkon në spital, merr vaksinën.

Netanyahu del më i fortë?

Kryeministri ka marrë mbi vete detyrën e importimit të dozave të vaksinave. Sigurisht, suksesi i këtij misioni do t’i japë një avantazh në zgjedhjet e përgjithshme të 23 marsit, të katërtat në dy vjet.

Si do të përfundojnë?

Ka ndeshje të ndryshme në lojë, atomsfera është e tendosur dhe pakënaqësia ndaj qeverisë në fuqi rritet. Netanyahu do të mund të luajë kartën e vaksinës. Me këtë ritëm, mund t’i rezultojë një kartë fituese.

Katër herë në votime brenda dy vjetësh. A nuk është një sinjal dobësie?

Patjetër. Është paradoksi i madh i situatës politike në Jeruzalem. Opozita ndaj qeverisë rritet çdo ditë, po kështu edhe manifestimet kundër Netanyahu. Shpresa është që zgjedhjet e marsit të sjellin pak stabilitet.

Pse Moderna dhe Pfizer kanë synuar menjëherë me Izraelin?

Ka dy arësye kryesore. E para është se qenë të interesuara që ta bënin Izraelin një bangoprovë të vaksinës. Ka vetëm 9 milion banorë dhe një cilësi të lartë në kërkimin shkencor e më kreativitetin teknologjik. Në rast se vaksina do të ketë suksesin e vlerësuar, atëhere fitimi në treg do të jetë i madh.

E dyta?

Izraeli nuk shkëlqen vetëm në sistemin shëndetësor, por edhe në menaxhimin e pacientëve dhe ruajtjen e rendit publik. Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë kanë negociiuar me sukses çmimin dhe kanë qenë të parët që e kanë siguruar. Një situatë win-win për kompanitë dhe për qeverinë.

Shërbimet sekrete kanë shërbyer si gjilpërë peshoreje?

Të dy agjencitë kanë qenë shumë aktive qysh nga fillimi i pandemisë. Netanyahu i ka kërkuar Mossadit që të blejë respiratorët për spitalet, objektiv i arritur brenda një kohe të shkurtër. Kurse Shin Bet i është besuar sistemi i monitorimit të infektimeve, zbulimi, nëpërmjet celularëve, i spostimeve të kujt është infektuar. Një zgjidhje që ka rezultuar efikase, por që ka ngjallur polemika, edhe brenda agjencisë, lidhur me mundësinë e përdorimit për qëllime civile të një teknologjie për të përdorur gjetjen e terroristëve.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se, për momentin, palestinezët nuk do të vaksinohen. A nuk rrezikohet të krijohen tensione të tjera në Gaza?

Arabët izraelianë janë qytetarë me të gjitha efektet dhe sigurisht që mund të vaksinohen. Palestinezët në Gaza apo në Bregun Perëndimor duhet t’i sigurojnë vetë. Natyrisht, Izraeli është i gatshëm të jap një dorë, është në interesin tonë që të mos kemi punëtorë të infektuar që të kalojnë kufirin çdo ditë. Në Rripin e Gazas vlerësohen midis 30000 dhe 40000 të tillë, i njëjti numër në lindje të Jeruzalemit.

Me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë do të ulen tensionet?

Është një e panjohur e madhe. Dimë se palestinezët janë tërbuar me Trump, shpresojnë që Biden të jetë më dialogues.

Po ju?

Ne shpresojmë që të zgjedhë një sa më shumë të mundshme në vijueshmëri me atë të Trump. Kam frikë se Izraeli nuk do të jetë prioriteti i Biden për shkak të problemeve të tij të politikës së brendshme. Do të ketë ndryshime. Si edhe ku është ende herët ta thuash./ TemA

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndahet nga jeta Enrica Bonaccorti, ‘zonja’ e televizionit italian

Ndahet nga jeta Enrica Bonaccorti, ‘zonja’ e televizionit italian

12/03/2026

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al