Ditët e fundit është folur shumë përsa i përket sezonit të ri të “Portokallisë”, më qartësisht, për mungesat që do të ketë në këtë ‘SHOW’. Një pjesë e aktoreve në fakt kanë konfiruar largimin e tyre si Bes Kallaku, Erion Isai, ndërsa përsa i përket aktorit Florian Binaj, qëndrimi i tij ka qenë i paqartë. Pasi vetë aktori i humorit zgjodhi të mos reagonte, derisa Arbana Osmani publikoi një foto ku ata shfaqeshin së bashku në ambientet e Top Channel.
Një foto e tillë na la të kuptonim se asgjë nga ato që ishin thënë nuk ishin të vërteta.
E megjithatë është vetë Flori që me një postim në Instagram ka qartësuar të situatën. Flori vijon më tej duke falenderuar të gjithë për fjalët e mira që kanë thënë, të cilat thotë ai, kanë ndikuar shumë në qëndrimin e tij në Top Channel.
“Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet e juaja të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme në rikthimin tim në Portokalli dhe Top Channel.Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin Game of Thrones, ta shohi urgjent sepse Atentatet këtë sezon do jenë SUPER GAME OF THRONES!!!”, shkruan Flori.