Dy të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme, ndërsa sherri ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.
Raportohet se Orjol Memushi është konfliktuar me D. Rapaj pasditen e sotme në lagjen “Mustafa Matohiti”.
Pas debatit, Orjol Memushi ka hipur në automjetin e tij tip “Volkswagen” për tu larguar, por Rrapaj ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku është dëmtuar vetëm xhami.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa është shpallur në kërkim autori D. Rapaj. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.