Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës. Ende janë të paqarta rrethanat, teksa mësohet se i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Diego Hanaj. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia. Sherbimet e Policise po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.