• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Do të ta pij gjakun…”/ Vajza i ngre kurth kunatit nëpërmjet Facebook

20/05/2017
“Do të ta pij gjakun…”/ Vajza i ngre kurth kunatit nëpërmjet Facebook

Për inat të motrës bën denoncim të rremë dhe çon në burg kunatin për kërcënim e përndjekje. Duket e pabesueshme por është e vërtetë.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Tiranë dhe autorja Reisa I, është dënuar tashmë me 18 muaj burg për kallëzim të rremë, pasi u zbulua se të gjithë historinë e kishte inskenuar vetë.

Në vendimin e gjykatës, së Tiranës thuhet se e pandehura kishte hapur një adresë në rrjetin social Facebook në emrin e burrit të motrës, i cili jetonte në Itali. Nga kjo adresë, kishte dërguar dhjetëra mesazhe kërcënuese, në adresën e saj.

Pasi siguron “provat” për ta çuar prapa hekurave, i drejtohet policisë dhe bën denoncimin për kunatin.

“Kunati më kërcënon në Facebook. Më shkruan se do të më ndajë nga burri dhe se do të më presë kokën…”, iu tha ndër të tjera oficerëve të policisë.

Hetimet e nisura nga prokuroria, zbuluan faktin se vajza kishte bërë kallëzim të rremë dhe se adresën nga e cila i vinin mesazhet kërcënuese, e kishte hapur nga telefoni i saj celular.

Kunati i vajzës, iu shpjegoi hetuesve se nuk kishte kërcënuar asnjë nga familjarët e bashkëshortes, madje të vetmet herë që kishte pasur komunikime me ta, iu kishte kërkuar ti kthenin shumat e parave që iu kishte dhënë borxh.

Por pavarësisht këmbënguljes se nuk kishte asnjë faj, ai u arrestua pas dyshimeve për përndjekje dhe qëndroi për një kohë të gjatë në qelitë e paraburgimit.

E ndërsa ai ndodhej prapa hekurave, duke vuajtur padrejtësisht mungesën e lirisë, kunata e tij sërish pretendonte se prej tij i vinin mesazhe e telefonata kërcënuese.

“E di që do bëj 4 vite burg por pasi të dal, do e shikoni që do ta bëj motrën tuaj lapidar”.

“Ç”kemi 0 teze…. nuk po me njef, jam Timi, të mora për të thënë në qoftëse unë nuk dal deri në datën 30 Prill, dije mirë se do ta pij gjakun, bëjë mend mirë kur të dal”.

Vajza pretendonte se kunati e kërcënonte me qëllim që të fejohej me nipin e tij, ndërsa marrëdhëniet me motrën i cilësonte të këqija.

Por gjithçka e pretenduar nga e pandehura, sipas vendimit të gjykatës ka rezultuar e gënjeshtërt. Pas kësaj ngjarje, vajza është ndarë dhe nga i fejuari, i cili përpara gjykatës është shprehur se kishin mospërputhje karakteresh, ndaj i dha fund lidhjes.

Më tej në vendimin e arsyetuar, ku flitet për rrezikshmërinë e autores së veprës penale, theksohet se me veprimet e saj, e pandehura jo vetëm i ka hequr padrejtësisht lirinë një personi të pafajshëm, por ka sjellë pasoja financiare në buxhetin e shtetit, për shkak se kunati i saj duhet të kompensohet për burgim të padrejtë./BW/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al