• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të tjera largime nga Gjirokastra, dy futbollistë të Luftëtarit drejt kalimit tek Skënderbeu

02/06/2019
Të tjera largime nga Gjirokastra, dy futbollistë të Luftëtarit drejt kalimit tek Skënderbeu

Skënderbeu fillon për gatitjet pa humbur kohë për sezonin e ri futbollistik. Pavarësisht dilemave të shumta që kanë korçarët për sa i përket vendimit që pritet të marrë KAS, kjo nuk i ka penguar drejtuesit për të hedhur themelet e para. Në raport me paraqitjen e këtij sezoni që la mjaft për të dëshiruar, bardhekuqtë duket se do t’i kushtojnë më shumë rëndësi rindërtimit të ekipit të ri, duke afruar disa lojtarë të rëndësishëm në pozicione kyçe. “Panorama Sport” zbuloi dje ekskluzivisht se më afër Skënderbeut janë dy lojtarët më të mirë të Luftëtarit, Albano Aleksi dhe Behar Ramadani.

Të dy mesfushorët që prej katër vitesh luajnë së bashku në ekipin gjirokastrit nuk kanë më kontratë me klubin e Luftëtarit dhe kësisoj në ndryshim nga ajo që ka ndodhur me Abazajn dhe Bregun, rruga e korçarëve është e hapur.

ALEKSI – I pari që është kontaktuar nga Skënderbeu ka qenë mesfushori Albano Aleksi. Lojtari fierak ka tri sezone radhazi që luan në Superiore me fanellën bluzi, duke qenë ndër më të mirët në rolin e tij në kampionatin shqiptar.

25-vjeçari shikohet nga trajneri Orges Shehi si njeriu i duhur për të bërë lidhjen mes repartit të mesfushës dhe sulmit. Klubi korçar ka mbajtur kontakte me mesfushorin në muajt e fundit, duke i garantuar një kontratë joshëse, por palët mund të futeshin në bisedime konkrete vetëm atëherë kur Aleksi të mbyllte marrëveshjen me gjirokastritët.

Gazeta mëson se palët parimisht kanë rënë dakord për këtë transferim, teksa mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë, që do të vonojë disi, pasi gjërat janë të lidhura me vendimin që do të marrë KAS për të ardhmen e klubit bardhekuq.

RAMADANI – Një tjetër dëshirë e Skënderbeut, po në të njëjtin repart është edhe shkodrani Ramadani. Mesfushori shkatërrues që mban edhe shiritin e kapitenit të Luftëtarit, ka një rol kyç te gjirokastritët prej vitesh, ndërsa ka provuar të luajë në Superiore edhe me Vllazninë.

29-vjeçari formon dyshen perfekte me Aleksin në mesfushë, dy lojtarë, të cilët plotësojnë njëri-tjetrin. Jo më kot Luftëtari me ata në fushë në sezonet e fundit ka pasur një garanci të madhe. Duke parë që Ramadani del i lirë ashtu si Aleksi, pra i skadon kontrata me bluzinjtë, Skënderbeu e ka ndoshta më të lehtë për ta bindur. Gjithsesi, duhet pritur disa ditë për të qartësuar situatën.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al