Pas lëvizjeve të disa ditëve më parë, vjen vala e dytë e lëvizjeve në polici. Të paktën 12 emra zëvendësdrejtorësh dhe shefash komisariatesh kanë lëvizur në detyra të tjera, në qarqe ose edhe në Policinë e Tiranës. Në drejtorinë e Policisë Gjirokastër janë bërë këto lëvizje:
Shef komisariati emërohet Besnik Lila, i cili deri më tani mbante postin e Specialistit të Verifikimit dhe Hetimit në Sektorin e Disiplinës, në Drejtorinë e Standardeve Profesionale.
Shef komisariati në Përmet emërohet Gazment Shehu, i cili deri më tani mbante postin e shefit të Sektorit të Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.
Më datë 27 prill në Gjirokastër u emërua edhe drejtori i ri i policisë së qarkut, Lorenc Paganika. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Aranit Arapin.
/ArgjiroLajm.net/