• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tenderi 500 milion dollarësh,PD: Në fshatra s’ka akoma rrugë, Rama bën menu për restorante imagjinare

06/02/2022
Tenderi 500 milion dollarësh,PD: Në fshatra s’ka akoma rrugë, Rama bën menu për restorante imagjinare

Partia Demokratike ka denoncuar sërish tenderin prej 500 milionë dollarësh, ndërsa nën hetim nga SPAK është vënë kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Dhurata Çupi u shpreh ndër të tjera se në fshatra s’ka akoma rrugë, ndërsa kryeministri Rama bën menu për restorante imagjinare dhe udhëtime luksi.

Kujtojmë se SPAK nisi hetimet për tenderin për shërbim konsulence për menunë e ”100 Fshatrave” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me përfitues kuzhinierin Alfio Rrotani, bashkëpunëtor i Flladi Agollit, djalit të kreut të Fondit, Dritan Agolli.

Gjithashtu tenderi është fituar edhe nga Endrit Maçi, pjesë e bashkimit të kompanive që fitoi tenderin e shumëdebatuar. Si Alfio Rrotani, ashtu edhe ortaku tij në biznes, Endrit Maçi, përfitues i parave publike, kanë punuar për djalin e Dritan Agollit, titullar i FSHZH.

Deklarata e plotë:

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, i cili dha tenderin prej 500 mijë dollarësh kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave, cili kishte bërë edhe ofertën më të lartë.

Në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastruktures, furnizmi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vemendja ishte tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra!

“Programi i 100 fshatrave turistikë”, një projekt i trumpetuar nga Edi Rama, i cili startoi më 2018 e duhet të përmbyllej më 2020, si çdo premtin tjetër i pambajtur i kësaj qeverie tregoi se ishte vetëm për propagandë.

Përmes këtij projekti do të investohej ne infrastrukturë, ekonomi, investime në agroturizëm, rikonstruksion, monumente etj, por këto ide kanë mbetur në letër

Përveç tabelave të rrugëve që kushedi sa para janë paguar për to, në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Rrugët janë të amortizuara dhe institucione kulturore nuk ka.

Këto janë vetëm disa foto të tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit.

Rruga e Pëllumbasit në Tiranë.

Fshati Radë në Manëz.

Si dhe fshati Shetaj.

Siç e shikoni rrugë nuk ka, nuk ka asnjë investim të ri, por ama specialistët e vjedhjes së parave të shqiptarëve, po bënin një menu për restorantet imagjinare të shumicës dërmuese të këtyre 100 fshatrave.

Ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët e vet dhe jo qytetarët.

Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri,

Kur 50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime lluksi për qefet e veta, dhe qeveria e tij shpenzon plot 500 milionë për menu restorantesh.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon.

Shqipëria është e varfer sepse ajo vidhet çdo ditë nga politikanë të korruptuar.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Youth League/ Partizani U-19 luan ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Hradec Králové

UEFA Youth League/ Partizani U-19 luan ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Hradec Králové

28/10/2026
Derbi special i binjakëve Shpendi/ Kristiani shënon gol me peshë, Stiveni ndëshkohet me karton të kuq

Derbi special i binjakëve Shpendi/ Kristiani shënon gol me peshë, Stiveni ndëshkohet me karton të kuq

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al