• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

TENIS/ Historike, Janik Siner 32 fitore radhazi në “Masters 1000”

15/05/2026
TENIS/ Historike, Janik Siner 32 fitore radhazi në “Masters 1000”

Asgjë nuk duket se mund ta ndalë marshimin e Janik Sinerit, i cili vazhdon rrugëtimin fantastik në Internacionalet e Italisë dhe siguron kualifikimin në gjysmëfinale të turneut Masters 1000 që po zhvillohet në Romë. Italiani dominoi ndaj Andrei Rublevit në një ndeshje pa shumë histori, ku tensioni u ndje vetëm gjatë një momenti të shkurtër rënieje në setin e dytë. Në fund, Siner fitoi me autoritet në shifrat 6-2, 6-4 pas 1 ore e 31 minutash lojë.

NDESHJA Mjaftuan vetëm pak më shumë se 90 minuta që Janik Siner të konfirmonte formën e tij të jashtëzakonshme dhe të hynte në historinë e tenisit. Me këtë fitore, italiani regjistroi serinë më të gjatë të fitoreve radhazi në historinë e turneve Masters 1000: plot 32 ndeshje pa humbje, me mundësinë për ta çuar këtë rekord në 34 nëse fiton turneun. Gjysmëfinalja e pestë në Masters 1000 për Sinerin vjen pas një sezoni fantastik që e ka rikthyer në krye të renditjes botërore. Përballë Rublevit, numri 12 në botë, ai zhvilloi një paraqitje bindëse dhe dominoi nga fillimi deri në fund.

Në setin e parë, Rublev nuk arriti asnjëherë të marrë avantazhin. Siner kaloi shpejt në epërsi 3-1 dhe iu përgjigj menjëherë çdo tentative të rivalit për rikthim. Rusi provoi të reagonte dhe ngushtoi diferencën, por më pas humbi tre game radhazi dhe italiani mbylli setin 6-2 në vetëm 38 minuta. Seti i dytë ishte më i luftuar. Nxënësi i Marat Safin tregoi më shumë ritëm dhe agresivitet në lojë. Siner krijoi avantazhin 4-1, por më pas pati një moment luhatjeje që lejoi Rublevin të afrohej në vetëm një “game” diferencë, duke ëndërruar barazimin e seteve. Megjithatë, lideri botëror reagoi me qetësi dhe personalitet. Me dy “ace” dhe një “game” perfekt në shërbim, ai vulosi fitoren me rezultatin përfundimtar 6-2, 6-4 pas 1 ore e 31 minutash lojë. Falë këtij suksesi, Siner kalon në gjysmëfinale dhe bashkohet me Luçiano Darderin.

Për të dytin vit radhazi, Italia arrin të ketë dy tenistë në gjysmëfinalet e “Internazionali d’Italia”, ndërsa tifozët tashmë ëndërrojnë një finale tërësisht italiane. Në gjysmëfinale, Siner do do të përballet me rusin Danil Medvedev. Ky i fundit fitoi dje kundër spanjollit Martin Landaluce me rezultatin 6-1, 4-6, 7-5, pas një ndeshjeje shumë të luftuar që zgjati 2 orë e 24 minuta. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen norvegjezi Casper Ruud dhe Luciano Darderi.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

E pëson Ilir Daja, pezullohet me 4 ndeshje trajneri i Dinamos

15/05/2026
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19
Sport

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

15/05/2026
Deklarata e fortë e familjes: Pantani u tradhtua nga ata që kishte më shumë besim
Sport

Deklarata e fortë e familjes: Pantani u tradhtua nga ata që kishte më shumë besim

15/05/2026
Beckham në histori, bëhet sportisti i parë miliarder britanik
Sport

Beckham në histori, bëhet sportisti i parë miliarder britanik

15/05/2026
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19
Sport

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

15/05/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror
Sport

Vllaznia me “armën” e tifozëve, pritet prani e madhe në kryeqytet

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

TENIS/ Historike, Janik Siner 32 fitore radhazi në “Masters 1000”

TENIS/ Historike, Janik Siner 32 fitore radhazi në “Masters 1000”

15/05/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

E pëson Ilir Daja, pezullohet me 4 ndeshje trajneri i Dinamos

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al