POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi shtetasit R. C., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa shtetasi E. K. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që iu gjet shtetasit R. C.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.