POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuam materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. D., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka tentuar të vjedhë disa sende personale në automjetin e shtetasit F. Z. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.