• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tentuan që të vrisnin me sëpatë një 58-vjeçar, arrestohet babai, shpallet në kërkim i biri

25/05/2025
Tentuan që të vrisnin me sëpatë një 58-vjeçar, arrestohet babai, shpallet në kërkim i biri

Babë e bir tentojnë që të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar për motive të dobëta në Fier. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtyllas. Në pranga është vënë 63-vjeçari Pashuk Paluca ndërsa në kërkim është shpallur i biri 40-vjeçar Ndue Paluca.

58-vjeçari Llesh Marku ka marrë disa plagë në kokë dhe shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. Sipas burimeve policore, djemtë e dy familjeve Paluca dhe Marku janë konfliktuar dy javë më parë për motive të dobëta, sherr që ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës.

Dy familjet jetojnë prej vitesh në këtë fshat të ish-internuarish të ardhur nga Kukësi e Puka. Ndaj 63-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

“Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër.

Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njofton policia.

Related Posts

Kryesore

Kthimi nga SHBA, Rama njofton një mesazh për shqiptarët sapo të mbërrijë në Rinas

26/09/2026
Merr flakë kuzhina e hotelit në Gjirokastër (FOTO)
Kryesore

Merr flakë kuzhina e hotelit në Gjirokastër (FOTO)

26/09/2026
Familja shqiptare shuhet në Athinë! Florinda dhe bashkëshorti ishin në muaj mjalti, vëllai i saj dhe kunata po prisnin një fëmijë
Kryesore

Familja shqiptare shuhet në Athinë! Florinda dhe bashkëshorti ishin në muaj mjalti, vëllai i saj dhe kunata po prisnin një fëmijë

26/09/2026
Tragjedia në Athinë, identifikohen 3 viktimat shqiptarë. Motër e vëlla mes të vdekurve, njëri çift priste fëmijë (Emrat)
Kryesore

Tragjedia në Athinë, identifikohen 3 viktimat shqiptarë. Motër e vëlla mes të vdekurve, njëri çift priste fëmijë (Emrat)

26/09/2026
Saimir Tahiri rikthehet me një dokumentar (VIDEO)
Kryesore

Saimir Tahiri rikthehet me një dokumentar (VIDEO)

26/09/2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë, Shqipëria do të ishte në radarët e mi
Kryesore

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë, Shqipëria do të ishte në radarët e mi

26/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

26/09/2026

Kthimi nga SHBA, Rama njofton një mesazh për shqiptarët sapo të mbërrijë në Rinas

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al