Makina e një avokati është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin e Tepelenës. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se makina i përket avokatit Xhaferr Meçe. Ky i fundit e përjashton mundësinë e ndonjë defekti teknik. Dyshimet që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme shtohen më shumë edhe nga fakti se automjetit fillimisht i është thyer xhami. Për momentin nuk dihen më shumë të dhëna rreth ngjarjes. Xhafer Meçe ka qenë ish kryetar i PD-së në Tepelenë dhe aktualisht është pjesë e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
©ArgjiroLajm.net