E kishte marrë për t’i ruajtur delet, por i vodhi paratë dhe u largua. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vasjar të Tepelenës. 58-vjeçari M.SH, ka denoncuar në polici çobanin e bagëtive. Ai pretendon se shtetasi B.H, qe jetonte në një shtëpi me të, i ka vjedhur një sasi lekësh dhe disa sende të tjera. Më pas është larguar nga drejtim të paditur. Policia ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
© ArgjiroLajm.net









