Një lokal është vjedhur gjatë natës së 14 shkurtit në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ të qytetit, ndërsa lokali ishte në pronësi të shtetasit A.B, 62 vjeç. Autori ka vjedhur pije alkolike dhe vegla pune. Policia punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa çështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net