• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tepelenë, inspektim për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në fshatin Dragot

21/09/2019
Tepelenë, inspektim për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në fshatin Dragot

Në kantierin e Sajmolës në fshatin Dragot në Tepelenë u zhvillua një vizitë pune në varrezat e ushtarëve grekë, nga një ekip ekspertësh të komisionit të palës shqiptare, të kryesuar nga gjenerale brigade, Manushaqe Shehu.

Të pranishëm në këtë vizitë pune ishin drejtoresha e Çështjeve Vendore dhe e Funksioneve të Deleguara pranë Ministrisë së Brendshme, Alma Mele, drejtori për Rajonin dhe e Vendeve fqinje pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jatshme, Ilir Melo, si dhe Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj.

Ekipi i ekspertëve të komisionit të palës shqiptare kërkoi nga ekipet e përbashkëta të terrenit të njihen me punën e bërë deri më tani, realizimet dhe problematikat që janë hasur gjatë procesit të punës.

Pas inspektimit që u krye në kantier, u zhvillua një takim me kryetarin e bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Greqi për varrezat e ushtarëve grekë.

Gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, Prefekti i qarkut shprehu gatishmërinë për të bërë të mundur koordinimin midis ekipit të terrenit dhe njësive të vetëqeverisjes vendore të përfshira në këtë proces.

Ndërsa nga ana e gjenerales Shehu u kërkua bashkëpunim ndërinstitucional nga strukturat e bashkisë së Këlcyrës për realizimin e procesit të ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë.

Më tej u krye dhe një vizitë në varrezën historike të manastirit të Këlcyrës, ku gjenden të varrosura eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën Italo-Greke në vitet 1940-1941.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al