Një 30-vjeçar nga Fieri u ndalua në fshatin Dukaj të Tepelenës. Policia thotë se D.H, banues në fshatin Shtyllas të Fierit u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz” 6 m² lëndë drusore pa leje. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe mjeti. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.








