Një ngjarje aksidentale ka ndodhur në fshatin Martallos të Tepelenës. Policia thotë se
Më datë 02.12.2018, në fshatin Martallos, shtetasi M.E., vjeç 63, banues në këtë fshat, gjatë kohës që po ngarkonte një karrocë me bazë ushqimore për bagëtitë, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.









