• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tepelenë, plas ‘sherri’ për të dhënë tituj nderi. Tërmet Peçi përballë demokratëve (VIDEO)

25/02/2019
Tepelenë, plas ‘sherri’ për të dhënë tituj nderi. Tërmet Peçi përballë demokratëve (VIDEO)

Ringritja dhe promovimi i figurave të komunizmit duket se nuk është një risi për Bashkinë e Tepelenës. Pasi mbajti iso në këngën labe për Enver Hoxhën, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi i propozon këshillit bashkiak t’i japë titullin “Qytetar nderi” një prej drejtuesve të diktaturës, Manxhar Binajn.

I vetmi nga anëtarët e djathtë i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak, Xhafer Meçe, i cili edhe ka debatuar me shumicën e majtë e ka cilësuar këtë veprim si absurd.

“Këshilli Bashkiak i Tepelenës në shumë raste ka dhënë tituj nderi për të persekutuar, për njerëz që kanë vuajtur në kohën e komunizmit dhe më duket paradoksale që edhe viktimat të nderohen me tituj nderi por edhe ata që kanë qenë persekutorët e tyre. Kjo më duket absurde dhe për këtë arsye ne kemi kundërshtuar”, deklaroi këshilltari i djathtë Xhafer Meçe.

Mungesa e kuorumit të nevojshëm bëri që votimi për t’i dhënë titullin e nderit një ish-drejtuesi të lartë të diktaturës të shtyhej për seancën e radhës. Nga 15 anëtarë që ka këshilli bashkiak i Tepelenës me shumicë të majtë, vetëm 7 ishin të pranishëm në mbledhje.

Duke shprehur rezervat e tij për kontributin e Manxhar Binajt për Tepelenën, kreu i këshillit bashkiak Sulo Muçobega i Partisë Socialiste ka këmbëngulur se titullin “Nderi i qytetit” e meriton në mënyrë të parevokushme Gramoz Ruçi. Sipas tij, Ruçi është i vetmi që ka kontribuar për Tepelenën dhe kombin në të dy sistemet.

“Unë nuk e kam për turp që të them që para Manxhar Binës për t’u shpallur ‘Qytetar nderi’ apo ‘Nderi i qarkut’ apo ‘Nderi i kombit’ është Gramoz Ruçi sepse dha kontributin edhe në atë sistem, po jep edhe në këtë sistem. Para Gramoz Ruçit unë nuk mund t’i jap asnjë sekretari të parë nderi i Tepelenës. Edhe habitem me Bashkinë e Tepelenës që pse nuk propozohet Gramoz Ruçi”, tha kreu socialist i këshillit bashkiak të Tepelenës Sulo Muçobega.

Propozimi i kryebashkiakut Tërmet Peçi ka indinjuar kreun e shoqatës së të përndjekurve politik në Tepelënë Kastriot Ajdini.

“Ai kontribut i këtij personi është vetëm negativ. Duke qenë sekretar i parë i rrethit në kohën e komunizmit, me urdhër të këtij sekretari dëboheshin familje, çoheshin në hetim padrejtësisht, dënoheshin padrejtësisht dhe ky i miratonte, i firmoste. Duhet të mbajë përgjegjësi Këshilli në qoftë se e voton”, tha Ajdini.

I ndryshëm ka qenë qëndrimi i qytetarëve të Tepelenës.

“Është e pakuptimshme fare, është e pamorlashme dhe e papërgjegjshme nga këta politikanë që drejtojnë bashkinë këtu, njëkohësisht edhe partinë”, shprehet një qytetar.

 “S’kam njohuri, s’kam dijeni lidhur me këtë person fare por përderisa shtrohet përse jo?”, tha një tjetër.

“Unë si popull mendoj që ai ka punuar mirë për Tepelenën”, u shpreh një i moshuar.

Por përse duhet ta meritojë titullin e nderit të qytetit të Tepelenës Maxhar Binaj nga Sevasteri i Vlorës? Në relacionin që shoqëron propozimin e Tërmet Peçit motivacioni për ish-sekretarin e parë të partisë në rrethin e Gjirokastrës lidhet me “kontributet e larta shoqërore, sociale dhe si iniciator i vizionit të lartë qytetar”. Manxhar Binaj u rreshtua në formacionet partizane në moshën 13 vjeçare, në vitin 1943. Prej tetorit 1979 ai u emërua sekretar i parë i rrethit të Gjirokastrës si dhe dy legjislatura deputet i Kuvendit Popullor për Tepelenën dhe Gjirokastrën./News 24

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Çfarë po ndodh me Partizanin? Të kuqtë po bëjnë edhe më keq se në periudhën më të errët

26/04/2026
Tirana, më shumë se një skuadër, solidaritet dhe humanizëm

Nga momenti më i vështirë në heroin e Tiranës, kush është lojtari që ndryshoi fatin e bardhebluve

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al