Një 41-vjeçar nga Tepelena është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për kalim të kufirit. Ai u deportua nga policia greke një ditë më parë, ndërsa policia shqiptare i ka bërë kallëzim në Prokurori. Shtetasi F.XH,banues në Tepelenë, dyshohet se më datë 24.01.2018, në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net








