Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 33 vjeçare, e cila ushtroi dhunë ndaj vjehrrës, kunatit dhe si edhe vajzës së saj të mitur vetëm 4 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 13 të qytetit, ndërsa shtetasja e arrestuar është me banim në Durrës. Shtetasja në fjalë jo vetëm ka dhunuar M. A., 63 vjeçe, kunatit E. A., 37 vjeç, si dhe vajzën e mitur por në ‘tërbim’ e sipër ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake. “Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës’”, njofton Policia.