Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 rihter ka goditur sot ishullin Maderia në Portugali ku ka shkaktuar panik tek njerëzit. Daily Mail ka publikuar dhe një video teksa është fiksuar momenti i tërmetit në një kishë në zonë.
Në kishë po mbahej një festë, dhe kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur njerëzit largohen me vrap dhe toka vijonte të dridhej. Kisha në pak sekonda u zbraz, por mësohet se nga lëkundjet e tokës nuk ka dëme në njerëz.
Në disa rrugë kishte probleme në qarkullim për shkak të rënies së gurëve. Mediat e huaja raportuan se ky ishte tërmeti më i fortë që godiste Madeiran pas 45 vitesh.