• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti katastrofik në Turqi, ekspertët: I fuqishëm sa 130 bomba atomike

08/02/2023
Tërmeti katastrofik në Turqi, ekspertët: I fuqishëm sa 130 bomba atomike

Gjeologu dhe akademiku turk Dr. Okan Tugsuz ka pohuar për mediet vendase se tërmeti shkatërrues 7.8 Rihter që tronditi vendin mëngjesin e së hënës ishte rezultat i një akumulimi energjie “me madhësinë e 130 bombave atomike”.

“Tërmeti ishte i barabartë me 130 bomba atomike. Hera e fundit që kemi qenë dëshmitarë të një tërmeti të kësaj magnitude ishte më 17 gusht 1999 . Tërmeti më i madh që kemi përjetuar në 23 vjet. Ky është një tërmet i pritshëm,” tha gjeologu për mediet turke.

Ndrëkohë një tjetër gjeolog, dr. Suleiman Pambal foli për një “tërmet që sizmologët e kanë pritur prej vitesh”.

“Ishte një tërmet të cilin e prisnim dhe flisnim prej vitesh. Çarja e Anadollit Lindor është një nga çarjet më të rrezikshme në Turqi, një nga më aktivet që ka kohë që shkakton tërmete. Në seksionet Sincik, Gölbaşı, Türkoğlu dhe Hatay të kësaj çarjeje ka pasur hapësira sizmike dhe zona me probabilitet të lartë tërmetesh”, është shprehur gjeologu.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani më shumë se 4300 persona janë konfirmuar sit ë vdekur në Turqi e Siri, ndërsa 15 mijë rezultojnë të lënduar nga tërmeti, raporton BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Tërmeti katastrofik që tronditi mëngjesin e djeshëm Turqinë dhe Sirinë kishte magnitudë 4.8 Rihter dhe thellësi 17.9 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte në Gazientep. Sizmologët thonë se ky ishte një nga tërmetet më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë në Turqi.

Related Posts

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje të tjera

23/04/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Lajme

Armë gjahu pa leje në banesë, procedohet penalisht 55-vjeçari në Memaliaj

23/04/2026
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Dëmtoi automjetin e një 27-vjeçari në Memaliaj, procedohet penalisht 66-vjeçari

23/04/2026
Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim
Lajme

Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim

23/04/2026
Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë
Kryesore

Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë

23/04/2026
Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit
Kryesore

Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bebe Rexha largohet “e tmerruar” nga paparacët! Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Bebe Rexha largohet “e tmerruar” nga paparacët! Videoja që po bën xhiron e rrjetit

24/04/2026
Offset thyen heshtjen pas të shtënave jashtë kazinosë

Offset thyen heshtjen pas të shtënave jashtë kazinosë

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al