Teuta dhe Pogradeci do të jenë dy skuadrat të cilat do të diskutojnë mes tyre se cila do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm dhe cila do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.
Teuta e përfundoi sezonin e rregullt në Superiore në vendin e 8 dhe do të jetë e detyruar që të mbrojë vendin e saj në elitë. Ndërsa Pogradeci u kualifikua falë play-off të Kategorisë së Parë, teksa mundi fillimisht Kastriotin e më pas Besën në rrugëtimin e saj drejt kësaj ndeshje.
FSHF ka bërë të ditur se ndeshja do të luhet të shtunën, datë 16 maj, në orën 16;00, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









