• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Teuta, trajneri Tetova: Shikojmë anën pozitive, pash sinjale të qarta

22/08/2026
Egnatia, Tetova para Champions: Vlerësim maksimal për kundërshtarin, bëjmë të pamundurën për fitore

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova komentoi barazimin 0-0 ndaj Partizanit.

“Mendoj që fragmenti i parë i lojës, rreth 15 minuta, ishte më dominant Partizani. Nuk po na lejonte të kryenim manovrën. Nuk kryem sot disa detyra në rrugëdalje. Na vuri në vështirësi derisa ne zbritëm me Votlain si 6, që të kishim hapësira në linjat më lart, ose në mesin e fushës, që të mbanim një lojtar të tyre në mbrojtje. Mendoj se pastaj morëm kontrollin e lojës në pasim, por në manovër ishim të cunguar, nuk është se kemi bërë. Mendoj se kam ende punë për të bërë dhe se duhet të bind lojtarët se mund të shkohet kështu te goli.

Ishte prej fushës, nuk është se kishte shpejtësi veprimi, se kushtet këtu janë kështu, plus të fusim edhe vapën për të dy ekipet, se edhe ata po ankoheshin. Por kërkova në pjesën e dytë që të kalonim një stacion të lëvizjes së topit. Edhe rreshtimi i Partizanit me 5-3-1 na vuri në vështirësi derisa futëm Tolin në qendër, që të mbanim lojtarin e qendrës majtas të tyre, që të mos i bënte presion Fangajt. Mendoj se momentet ishin, duhej edhe pak fat. Te krosimet, Umeijegon e nxorëm si pikë referuese për zonën, që të hynin Daci dhe Pedro. Mendoj se kishte krosime, por vetëm nga e djathta, jo nga e majta. Ndaj, siç e thashë, kam punë për të bërë akoma.

Mbrapa mund të themi shumë gjëra. Normalisht që ka mërzitje, por duhet të jemi edhe optimistë, sepse penallti humbin edhe lojtarë të tjerë. Nuk është se ka diçka, na kalon mërzitja për 2-3 ditë, se duhet të bëhemi gati për ndeshjen tjetër. Por duhet të shohim edhe anën pozitive, që kemi qenë gjithë kohës në qarkullim në pjesën e dytë, duke i bërë presing lojtarëve të Partizanit në zonën e tyre. Siç e thashë, 15 minutat e para folën për Partizanin, pastaj gjithë pjesa tjetër ishte gjithë loja për ne.

Patjetër, ka shumë punë. Lojtarët duhet të binden te ajo që ne bëjmë. Ka kurba kjo pjesë, nuk e diskutoj se nuk ka asgjë me buton, por mendoj se do të shkojmë në rrugë të mbarë”, tha Tetova.

Related Posts

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Projekti i ndërtimit të dy fushave në Luginën e Preshevës, Duka: Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24
Sport

Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Karius iu bë “mur”, por Kompany nuk e bën dramë hapin fals: Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO)

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al