POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Iliras, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









