• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Thirrini mendjes”, Meta paralajmëron policinë, prokurorinë e komisionerët: Nesër, provë zjarri!

25/04/2021
“Thirrini mendjes”, Meta paralajmëron policinë, prokurorinë e komisionerët: Nesër, provë zjarri!

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar policinë, prokurorinë dhe komisionerët, t’i thërrasin mendjes dhe të tregohen të drejtë dhe të paanshëm gjatë procesit të votimit, pasi sipas Kreut të Shtetit, kjo është një provë zjarri për ta.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme në ditën e heshtjes zgjedhore, Meta deklaroi se i ka dërguar letër kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për Durrësit, dhe do i dërgojë edhe për Vlorën, ku i ka treguar me emra dhe fakte, personat, që sipas Presidentit, po kryejnë krime zgjedhore.

“Gjatë gjithë kohës dërgoj letra, qeverisë, policisë, SHISH, i kam dërguar 18 letra prokurorisë vetëm për këtë çështje. Do bëj dhe hetim, kush kërkon të marrë zvarrë fatin e shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje të reflektojnë urgjentisht dhe të merret vendim për këto çështje. Duhet ta dinë të gjithë çunat problematikë, që do të përfundojnë në burg. Do të ketë ligj të posaçëm, që nuk do të përfshihen më në administratën shtetërore. Nuk do ta ndërrojmë administratën sipas qejfit të partive.

Në këtë drejtim i kam dërguar një letër zyrtare Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër, edhe sot, që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe të gjithë simpatizantët e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që cdo provokim që do të kenë ata, të izolohet. Të gjithë të ruajnë qetësinë, do jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Mjerë kush punon për krimin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e qeverisë aktuale, sidomos ato për ministrinë e Brendshme dhe policinë, për 48 orë vendoset rendi dhe çunat problematikë shkojnë aty ku e kanë vendin.

Letra për ata është përgjegjësi e madhe, sepse kanë ikur nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër Presidentit, që i ka paralajmëruar me kohë për pasojat. Zgjedhje daneze të mos presin as ata, se nuk i kam pritur as unë, por të koordinohen për të shmangur çdo provokim, për të ruajtur çdo votë, edhe të kandidatëve socialistë, sepse pasi të mbarojë numërimi i votave për partitë, mund të bjerë përqendrimi dhe mund të fillojnë lojërat për të ndërruar kandidatët.

Kam dërguar letër edhe për Durrësin, për drejtorin e Policisë s Shtetit, me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës, që shkojnë e intimidojnë qytetarët atje, tani kam letër përsëri për drejtorin e policisë për Vlorën, me emra dhe fakte. Këto janë gjëra të vogla, përgjegjësia tani për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, mbi policinë, mbi komisionerët, të bëjnë detyrën, të qëndrojnë të paanshëm, dhe është përgjegjësi historike, t’i thërrasin mendjen, është provë zjarri”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Fitore me shije të veçantë”, Duka: Edhe një sforco kundër Bjellorusisë

13/11/2026
“Vetëm fitore”, TKZ në krah të Vishkullit, nuk munguan as korrët kundër Ramës (VIDEO)

“Vetëm fitore”, TKZ në krah të Vishkullit, nuk munguan as korrët kundër Ramës (VIDEO)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al