Banush Spiro, 76-vjeç që prej ditës së djeshme, datë 21.05.2021 është shpallur i humbur nga familjarët. Këta të fundit, i janë adresuar “News 24″, për të kërkuar informacion në lidhje me të dashurin e tyre. Ata thonë se 76-vjeçari është parë për herë të fundit në zonën e Freskut, në rrugën që të drejton për në Dajt, rreth orës 18:00. Familjarët kanë sjellë edhe një foto të 76-vjeçarin dhe i luten qytetarëve, që të japin informacione nëse e kanë parë apo kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.