Një vajzë 17 vjeçare shqiptare është zhdukur prej datës 11. Vazja jetonte në Kildare të Irlandës, ndërkohë që mediat shkrujnë se Olta Dodaj është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të datës 11, në afërsi të Neëbridge, ndërsa prej asaj ore familjarët nuk kanë më asnjë kontakt me të. Policia irlandeze është vënë në kërkim të shqiptares. Vajza përshkruhet si 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe ndërsa në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.








