Edhe pse është dita e tretë e protestës mbarëstudentore, Gjirokastra është i vetmi qytet universitar ku nuk ka reagim. Studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ nuk kanë dalë as sot të protestojnë. Ndërkohë kolegët e tyre në Tiranë kanë denoncuar me emra pedagogët e korruptuar, që marrin qindra euro për provime. Në listë janë edhe dy pedagogë të Gjirokastrës, ndonëse do duhej të ishin më shumë.
Emrat e tyre u takon studentëve të këtij universiteti që t’i denoncojnë. Mposhtni frikën dhe dilni në rrugë. Heshtja është bashkëfajësi! Nëse jeni bashkë s’ka bir nëne as bir k*rve që ju ndal. Ky sistem i kalbur nga paaftësia dhe korrupsioni i atyre që ju shohin nga xhepat në universitet, duhet shembur. Siç thotë Shiller: E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë. Një jetë e re po lulëzon gërmadhash…
©ArgjiroLajm.net